PREKËSE/ Pronari “ringjall” qenushen me frymëmarrje gojë më gojë (VIDEO) – AlpeGossip
PREKËSE/ Pronari “ringjall” qenushen me frymëmarrje gojë më gojë (VIDEO)

PREKËSE/ Pronari “ringjall” qenushen me frymëmarrje gojë më gojë (VIDEO)

Një adhurues kafshësh nga Teksasi risolli në jetë një qenushe të rracës Boxer, të cilit i ndaloi frymëmarrja pasi e ëma i hipi sipër për ta përkëdhelur. Në një video të shpërndarë në rrjete sociale duket si e masazhon trupin e qenushes dhe i jep frymëmarrje gojë më gojë.

Pak minuta më vonë, qenushja jep shenja jete dhe bashkohet me vëllezërit e motrat për tu ushqyer tek nëna.

“Po përpiqem që ti jap pak frymë. Jepi, fillo të marrësh frymë. Jepi vajzë e vogël, zgjohu”, dëgjohet duke i thënë pronari teksa e ledhaton dhe i jep frymëmarrje gojë më gojë.

Ai ka vërtetuar se ekzistojnë njerëzit që i adhurojnë kafshët dhe japin gjithcka për ti kthyer sërish në jetë.