ALESIA DHE ROMEO SHIJOJNË KOHË BASHKË SI ÇIFT/ Zgjedhin vendin perfekt për pushime (FOTOT) – AlpeGossip
ALESIA DHE ROMEO SHIJOJNË KOHË BASHKË SI ÇIFT/ Zgjedhin vendin perfekt për pushime (FOTOT)

ALESIA DHE ROMEO SHIJOJNË KOHË BASHKË SI ÇIFT/ Zgjedhin vendin perfekt për pushime (FOTOT)

Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi u zbulua se kanë nisur një lidhje së bashku. Ndonëse nuk kanë pranuar asgjë publikisht, postimet në rrjete sociale kanë treguar se ata janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

Madje, është përfolur gjithashtu se vajza e Niko Peleshit dhe aktori i humorit kanë nisur dhe bashkëjetesën. Romeo me binjakun e tij, Donaldin kanë zbuluar se kanë udhëtuar së fundmi drejt Barcelonës.

Mirëpo, vëllezërit duket se nuk janë krejtësisht vetëm në këtë udhëtim. Aleksia ka publikuar një foto në rrjete sociale dhe ka zbuluar vetë vendndodhjen duke nënkuptuar se ndodhet pranë partnerit këto ditë.