Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do të përfaqësojë në muajin maj Shqipërinë në festivalin europian “Eurovision”, ku do të konkurrojë me këngën shumë të pëlqyer nga publiku, “Ktheju tokës”.
Ditën e sotme, këngëtarja ka udhëtuar drejt Izraelit, ku do të mbahet festivali gjigant që do të mirëpresë këngëtarët nga e gjithë Europa.
Sapo ka mbërritur, një fanse e huaj i ka kërkuar Jonidës të shkrepin një foto së bashku, duke i dhënë një frymë pozitive këngëtares.
“Bëfsh qejf në Izrael”, shkruan fansja krahas fotos me Jonidën, të cilën këngëtarja shqiptare e ka ripostuar në Instastoryn e saj.