“NUK E KANË JETUAR ASNJË DITË”/ Ardit Çuni flet për edicionin e dytë të BBV: Nuk kanë respekt për formatin… – AlpeGossip
“NUK E KANË JETUAR ASNJË DITË”/ Ardit Çuni flet për edicionin e dytë të BBV: Nuk kanë respekt për formatin…

“NUK E KANË JETUAR ASNJË DITË”/ Ardit Çuni flet për edicionin e dytë të BBV: Nuk kanë respekt për formatin…

Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Live from Tirana”. Prej disa muajsh atë e shohim në rolin e opinionistit në ‘Big Brother Fan Club’.

Pjesë nga intervista:

Si e ka përjetuar këtë eksperiencë Arditi?

Ka qen Fun Club-i më i ndjekur në shifra dhe jam shumë i lumtur që ka funksionuar më së miri. Më thanë që është dhe Megi Pojani dhe mu duk goxha interesant. Megi është më e drejtpërdrejtë dhe më shpërthyese, unë mundohem të jem pak më korrekt me ekranin.

Komentet mallkuese të njerëzve për banorët e “BBV”, si i gjykon Arditi?

Komentet vjet nuk kanë qenë të këtij stadi, kaq mallkuese. Kam reaguar shpesh kur janë bullizuar banorët por për audiencën asnjëherë. Nëse ju mendoni që të ofendosh dikë që vdeksh apo t’i urosh sëmundje dhe të pretendosh se je besimtar, mua më duket anormale dhe injorancë. Reagova ashpër që kushdo t’i shoh dhe të edukohet. Nëse jeni të paplotësuar me jetën tuaj mos vini të më prishni ditën mua. Këtë vit ka pasur një histeri masive në komente. “BBV” nuk është lojë vetëm brenda, është një lojë që tregon nivelin e shoqërisë jashtë. Unë personalisht kam krijuar imunitet prej vitesh nga këto komente.

Banorët e “BBV”, si të janë dukur këtë vit?

Nuk e kanë jetuar asnjë ditë. Ky është BBV më strategjik, çdo banor ka hyrë dhe e ka mendjen vetëm tek loja, kanë ardhur me mendime të gatshme, kanë ardhur të përgatitur. Unë jam pro që një reality show është më bukur kur e jeton siç e jeton dhe jashtë. Ka shumë toksicitet këtë vit, energji të rëndë dhe mendoj që mungon shumë hareja, dashuria, lidhja me njëri-tjetrin që në edicion të parë e kemi patur shumë. Ne kemi pasur më shumë respekt për formatin, vjet ka pasur 4-5 zarfe të zinj ndërsa këtë vit ka pasur mbi 20.(qesh) Nuk ka respekt për lojërat, publiku nuk mban mend provat e javës. Më vjen keq se kur banorët kanë dalë kanë thënë që nuk e kanë shijuar. Shumica kanë hyrë për t’i bërë fresk Luizit.