I BËRI TË GJITHË TË DYSHOJNË/ Ja çfarë ka dashur të thotë mbretëresha me nënshkrimin “Elizabeth R” (FOTO) – AlpeGossip
I BËRI TË GJITHË TË DYSHOJNË/ Ja çfarë ka dashur të thotë mbretëresha me nënshkrimin “Elizabeth R” (FOTO)

I BËRI TË GJITHË TË DYSHOJNË/ Ja çfarë ka dashur të thotë mbretëresha me nënshkrimin “Elizabeth R” (FOTO)

Javën e kaluar Mbretëresha Elizabeth postoi për herë të parë në ‘Instagram’, duke i habitur të gjithë ndjekësit e familjes mbretërore. Ajo publikoi një letër nga pioneri i parë i kompjuterit në botë, Charles Babbage, e cila ka qenë e shkruar për Princ Albert.

Në foton e publikuar, mbretëresha përfshiu një firmë që kishte të shkruar emrin ‘Elizabeth R’. Menjëherë pas kësaj nisën aludimet se çfarë nënkuptonte shkronja ‘R’.

Burime pranë ‘Harper’s Bazaar’, kanë treguar se shkronja ‘R’ nuk përfaqëson ndonjë emër të fshehtë mbretëror, por fjalën ‘Regina’ që do të thotë mbretëreshë në latinisht.

Pas këtij lajmi, familja mbretërore i ka dhënë fund të gjitha aludimeve të ndjekësve të pallatit mbretëror.