Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj festoi ditëlindjen. Ndryshe nga personazhet e tjerë, Xhensila kishte zgjedhur të mos shpërndante asnjë nga urimet që mori dhe madje as Besi nuk e uroi në rrjetet sociale.
Siç duket këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj dhe vajzën e vogël kishin zgjedhur që këtë herë të festonin ndryshe nga vitet e tjera. Ndërkohë që të gjithë prisnin të publikoheshin foto nga ndonjë festë e madhe, Xhensila ka postuar disa foto ku ka treguar se ndodhet në kishë së bashku me Besin dhe Ajkën.
“Faleminderit At”, ka shkruar Xhensila në një foto ku shihet në ambientet e kishës dhe po ashtu ka publikuar dhe një foto tjetër ku shihen këmbët e saj të Besit dhe të Ajkës.