Rihanna zbulon dhuratën e dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle (FOTO) – AlpeGossip
Rihanna zbulon dhuratën e dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle (FOTO)

Rihanna zbulon dhuratën e dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle (FOTO)

Rihanna ka dhuratën perfekte për dasmën e Princit Harry dhe aktores Meghan Markle. E pyetur se cila do të jetë dhurata e saj për çiftin mbretëror, Rihanna tha se linja e saj “Savage X Fenty”, është ideale për natën e parë si burrë dhe grua.

“Mendoj se duhet të zgjedhësh një dhuratë që do të kënaqë si burrin ashtu dhe gruan, pikërisht për këtë kam dhuratën që do të lumturoj të dy. Por varet edhe nga ata, sa shumë qef kërkojnë të kenë në natën e parë të martesës” – tregoi Rihanna duke buzëqeshur.

Princi Harry dhe aktorja Meghan Markle do të lidhin kurorë në një dasmë madhështore me 19 maj.