KURIOZITET DHE EMOCIONE/ Arbana e zbulon gjininë e bebit gjatë pushimeve – AlpeGossip
KURIOZITET DHE EMOCIONE/ Arbana e zbulon gjininë e bebit gjatë pushimeve

KURIOZITET DHE EMOCIONE/ Arbana e zbulon gjininë e bebit gjatë pushimeve

Siç tashmë dihet, Arbana Osmani do të bëhet së shpejti nënë për herë të tretë. Në rrjet është aluduar se ajo është në pritje të një vajze, mirëpo moderatorja ende nuk e ka konfirmuar.

Së fundmi, Arbana ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit, ku një prej tyre e ka pyetur nëse do ta zbulojë gjininë e bebit me tullumbace. Mirëpo, moderatorja ka treguar se gjininë e kanë mësuar gjatë pushimeve dhe nga emocionet nuk e ka xhiruar si moment.

“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi”, është përgjigjur Arbana.