Fifi ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP”, ku u shpreh e zhgënjyer nga disa prej banorëve. Një ndër to ishte edhe balerini i njohur, Ilir Shaqiri.
Ky i fundit në dhomën e rrëfimit kishte shprehur dyshime për gjendjen e Fifit, duke menduar se po aktron.
Këngëtarja e njohur pasi dëgjoi këtë, pyeti Balinën dhe Arbërin nëse mendojnë se ajo aktroi dhe ata thanë jo. Balina gjithashtu shtoi se askush nuk mund të spekulojë me këtë.
Fifi pas tha se Iliri ka spekuluar, kërkoi që të dëgjonte balerinin se çfarë kishte për të thënë.
“Megjithëse jam përpjekur të krijoj një miqësi të sinqertë kam marr disa herë shuplaka përsa i përket Fifit dhe po flas vetëm për Fifin në raport me mua. Kam parë disa distanca që nuk kam arritur kurrë ti kuptoj, megjithëse jam përpjekur të jap më të mirën nga vetja. Prandaj jam shprehur me dyshime për këtë gjë. Kam të drejtën ta mendoj këtë gjë dhe madje e kur ke marrë ke bërë valixhet gati të kam ndenjur afër dhe kam bërë çfarë kam pasur mundësi për ty. Unë atë që them e mbroj deri në fund të jetës sime. Sot diskutova me Valonin dhe ai më tha se të kishte parë në këtë gjendje dhe jashtë e në atë moment ndjeva një keqardhje për veten që e kam menduar atë gjë dhe të kërkoj sinqerisht falje”, tha ai.
Fifi nuk e komentoi shumë Ilirin dhe më pas shprehu se nuk u dashurua në shtëpinë e “Big Brother VIP”.