E MBAN LARG SYRIT TË PUBLIKUT/ Kejvina Kthella kapet mat me të dashurin gjatë pushimeve – AlpeGossip
E MBAN LARG SYRIT TË PUBLIKUT/ Kejvina Kthella kapet mat me të dashurin gjatë pushimeve

E MBAN LARG SYRIT TË PUBLIKUT/ Kejvina Kthella kapet mat me të dashurin gjatë pushimeve

Kejvina Kthella është ndër personazhet më të lakuar në shtypin rozë. Kjo jo vetëm nga postimet provokuese por edhe për shkak të jetës së saj private

Edhe së fundmi modelja seksi po bëhet kryefjalë në mediat rozë, pasi është fototgrafuar me të dashurin misterioz në Prishtinë.

Fotot dhe videot janë publikuar nga “N’Zoom”, ku mes të tjerash raporton se “Kejvina është në një lidhje dashurie dhe çifti më i ri i showbizit po drekonte në një nga restorantet në periferi në Prishtinës.”

Kujtojmë se pak kohë më parë modelja i dha fund lidhjes së saj me një biznesmen shqiptar. Ajo ishte shfaqur shpesh krah tij në rrjetet sociale dhe ndonëse zgjidhte t’ja mbulonte fytyrën, modelja konfirmoi këtë histori dashurie që e jetonte mes Tiranës dhe Dubait. Por pa u mbushur viti nga postimet gjithë dashuri, edhe kësaj lidhjeje i ka ardhur fundi.

Modelja ka fshirë nga Instagrami foto me të dashurin e saj dhe ka vijuar jetën e saj mes angazhimeve si modele dhe udhëtimeve të shumta. Udhëtimi i fundit i saj në Dubai, daton në fund të vitit, kur shijoi atmosferën e festës atje. E duke e njohur natyrën e saj diskrete sa i përket jetës private, vështirë se bjondja seksi do të zgjedhë të flasë rreth kësaj çështjeje, duke mbyllur kështu në heshtje një histori, që fillimisht dukej si një dashuri e madhe mes çiftit.