Lori Hoxha ka treguar se prej pak javësh ndodhet në Londër për të vijuar studimet.
Dhe duket se fashionistja shqiptare i është përshtatur stilit të vendasve, duke u shfaqur me veshje më “casual” dhe me atlete.
Por ndryshe nga moti në Shqipëri, temperaturat janë më të ulëta në Londër dhe veshjet duhet të jenë më të trasha.
Nëna e saj, Vjollca Hoxha, është shqetësuar se e bija nuk vishet në mënyrën e duhur, ndaj vendosi t’i dërgonte një pulovër nga Shqipëria.
“I thash mamit që ishte ftohtë, kështu që ajo më dërgoi këtë pulovër”, shkruan në postimin e kësaj të diele Lori.
Kaq mjaftoi që komentuesit të bënin sugjerimet e tyre, duke i thënë se mund të blinte një bluze vetë, pasi mund të gjente edhe me çmim 8 paund.
Por një prej ndjekësve të saj duket se është irrituar nga shprehja e fashionistes, pasi i shkroi:
“Sikur nuk mund ta përballosh një të re. E urrej sarkazmin tënde”.
Për të ende nuk ka një përgjigje, por përmes postimit Lori shpreh se veprimi nga meraku i një nëne nuk njeh kufij.