As Ritas, as Bebes e as Duas! Ylli botëror, Ariana Grande i lë këtë koment këngëtares shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
As Ritas, as Bebes e as Duas! Ylli botëror, Ariana Grande i lë këtë koment këngëtares shqiptare (FOTO)

As Ritas, as Bebes e as Duas! Ylli botëror, Ariana Grande i lë këtë koment këngëtares shqiptare (FOTO)

Ariana Grande tashmë është në fokusin e medias online, kjo pasi së fundmi u përfol se bukuroshja ishte fejuar. Por një tjetër lajm që ka kryesuar median online ishte edhe ai i bashkëpunimit me Nicki Minaj.

Por këtë herë nuk do flasim për bashkëpunimet që Ariana do t’i servirë publikut. Ylli botëror jo vetëm që ka dhënë “like” në foton e këngëtares shqiptare, por edhe koment.

Bëhet fjalë për shqiptaren e famshme që po synon tregun ndërkombëtar, Njomza. Madje ajo edhe ndiqet në Grande në Instagram, por tani ajo i ka lënë një koment ku thuhet “Werk”, dhe ne vumë re një detaj. Javë më parë ajo i la të njejtin koment Dua Lipas.