VALA E TË NXEHTIT/ Ja 5 gjërat që i paskemi ditur gabim – AlpeGossip
VALA E TË NXEHTIT/ Ja 5 gjërat që i paskemi ditur gabim

VALA E TË NXEHTIT/ Ja 5 gjërat që i paskemi ditur gabim

Kur ka vale të forta të të nxehtit në të gjithë botën, shumë website japin këshilla se si të mbajmë qetësinë dhe se   si të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të freskët. Por cilat janë të vërtetat dhe cilat janë mashtrimet që bien ndesh me shkencën?

1) Më mirë të pish pije të ftohta në vend të atyre të nxehtave

Të pish shumë ujë është një gjë e mirë për t’i bërë ballë valës së nxehtësisë: është thelbësore që të qëndroni të hidratuar dhe për të mbrojtur veshkat. Por ka disa diskutime rreth temperaturës së pijes që do të pini: a duhet të jetë e ftohtë apo e nxehtë? Teoria që qëndron pas zgjedhjes së një pije të nxehtë është se ajo të nxeh përkohësisht nga brenda dhe kjo bën që të djersiteni më shumë. Kjo është një gjë e mirë sepse djersitja e freskon trupin.

Hulumtime të tjera kanë konfirmuar idenë se pijet e ftohta janë më të mira. Ka pasur studime në të cilat disa njerëz kanë matur, pas stërvitjes së fuqishme, temperaturën e qendrore të trupit duke pirë pije të nxehta ose të ftohta. U konstatua në këtë raste, se pijet e ftohta ishin më efektive në ftohjen e trupit.

E vërteta është, megjithatë, se lëngjet e nxehta freskojnë më shumë, duke ju bërë të djersisni. Megjithatë, ka situata ku pijet e nxehta nuk funksionojnë: nëse klima është shumë e “lagësht” ose nëse keni veshur shumë rroba ku djersa nuk ka mundësi të hiqet. Në këtë rast, pini një pije të ftohtë.

2) Siguroni të keni një ventilator

Flladi i një ventilatori i duket të gjithëve një lehtësim i mirëpritur. Megjithatë, ventilaltorët nuk e freskojnë ajrin, por thjesht e lëvizin atë, për të krijuar erë në mënyrë që të rrisë aftësinë e trupit për të mbetur “i freskët” nëpërmjet konveksionit të nxehtësisë nga lëkura dhe avullimit të djersës nga lëkura.

Në përgjithësi, mendohet që ventilatorët mund të funksionojnë kur temperatura është deri në 35°. Mbi këtë numër (nëse arrin 37° ose më shumë), ajri i nxehtë që hynnë trup mund ta rrisë nxehtësinë, duke përkeqësuar situatën dhe duke çuar në “lodhje nga nxehtësia”. Prandaj, nëse është shumë e nxehtë, ventilatorët mund ta rrisin dehidratimin. Në fakt, edhe pse ajri zhvendoset, ai është i ngarkuar me lagështirë dhe kjo e bën avullimin e djersës më të vështirë.

 Në fakt nese temperatura arrin 37 gradë e sipër, ndoshta është më mirë ta mbani të fikur ventilatorin.

3) Vetëm njerëzit e moshuar duhet të shqetësohen për ndikimin e të nxehtit të madh në shëndetin e tyre

Është e vërtetë që shtrimet në spital rriten gjatë valëve të të nxehtit dhe se shumë pacientë që ndjehen keq gjatë verës për shkak të nxehtësisë janë të moshuar.

Nëse temperatura e ambientit është më e lartë se temperatura e trupit tonë, ne fillojmë të djersitemi të freskohemi. Ne gjithashtu e përhapin ngrohjen duke dërguar më shumë gjak tek  duart dhe këmbët tona. Të dyja këto metoda të termorregullimt kërkojnë që zemra të bëjë më shumë punë, prandaj njerëzit e moshuar ndonjëherë mund të kenë atak në zemër ose pamjaftueshmëri kardiake.

Një problem tjetër është se njerëzit e moshuar kanë më tepër vështirësi në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe mund edhe të mos e vënë re mbinxehjen e tyre: kjo do të thotë se ata mund të dehidratohen më shpejt se të rinjtë. Por, kjo nuk do të thotë që vetëm të moshuarit janë në rrezik gjatë një valë të nxehti. Fëmijët e vegjël dhe njerëzit me sëmundje kronike gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë probleme. Ashti sikundër të gjithë ata që kanë probleme me lëvizjen, thjesht sepse është më e vështirë të ecësh drejt dritares për ta hapur atë ose drejt frigoriferit për të marrë një pije.

Njerëzit e moshuar duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, por gjithashtu kujdes duhet të kenë edhe fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sëmundje kronike.

4) Hapni të gjitha dritaret

Hapja e dritareve është gjëja e parë që shumë prej nesh bëjnë kur është nxehtë. Por gjatë ditës, ky veprim mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për t’u bërë.

Duhet vetëm të hapim dritaret nëse ajri i jashtëm është më i ftohtë se ajri brenda: kjo ka më shumë gjasa të ndodhë gjatë natës. Kur është nxehtë, dritaret duhet të mbyllen gjatë ditës: nëse ka më shumë hije në shtëpi, ajri mund të jetë edhe më i freskët. Edhe nëse ka pak fllad, kjo nuk do të rifreskojë nëse jashtë është shumë nxehtë.

Më mirë të mos hapni dritaret nëse ajri i jashtëm është më i ngrohtë se ai i brendshëm. Por t’i hapësh ato gjatë natës mund të jepte pak lehtësim.

5) Pini birrë

Në një studim të kryer në vitin 1985 mbi njerëzit që bënin ushtrime fizike në një mjedis të nxehtë dhe të lagësht, u zbulua se “piku i prodhimit të urinës” pas pirjes së birrës nuk ishte pozitiv: në praktikë, studimi tregoi se trupi humbte më tepër se sa mbante lëngjet. Megjithatë, edhe pse pijet sportive izotonike dhe uji natyral rezultonin më efektive në hidratim, birra ishte më hidratuese se c’pritej.

Dhe një studim më i fundit spanjoll zbuloi se uji dhe birra hidratuan në të njëjtën masë njerëzit që kishin vrapuar 40 minuta në palestër.

 Në përgjithësi, studimet tregojnë se një ose dy birra të vogla ende mund të hidratojnë në vend që të dehidrojnë. Por është më mirë të mos e teproni më tepër me to.