NDRYSHIME NË EKRAN/ Rudina Dembacaj lë “Ora News”, ja ku do e shikojmë – AlpeGossip
NDRYSHIME NË EKRAN/  Rudina Dembacaj lë “Ora News”, ja ku do e shikojmë

NDRYSHIME NË EKRAN/ Rudina Dembacaj lë “Ora News”, ja ku do e shikojmë

Moderatorja e njohur e “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj, na ka shoqëruar për tre vite me radhë në televizionin “Ora News”, mirëpo sezoni i ri televiz që nis këtë shtator do të sjellë ndryshime edhe për moderatoren.

Burime për “Xing.al” kanë bërë të ditur se moderatorja do të zhvendoset në “Tv Klan”. Rudina është parë disa herë në ambientet e televizionit dhe thuhet se është ende në bisedime e sipër.

Akoma nuk dihet nëse moderatorja do të vazhdojë me të njëjtën program në “Klan”, apo “Mos i fol shoferit” do të zëvendësohet nga një projekt i ri.

Megjithatë, Rudina ende nuk e ka deklaruar publikisht largimin e saj nga “Ora News” dhe momentalisht po shijon pushimet në jug me familjarët e saj.