“QAMË TË DY”/ Mozzik dhe Loredana tregojnë emocionet e prindërimit (VIDEO) – AlpeGossip
“QAMË TË DY”/ Mozzik dhe Loredana tregojnë emocionet e prindërimit (VIDEO)

“QAMË TË DY”/ Mozzik dhe Loredana tregojnë emocionet e prindërimit (VIDEO)

Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë muajin që shkoi. Vajza e tyre, Hana i solli emocione shumë të bukura, të cilat ata i ndanë menjëherë më ndjekësit në rrjetet sociale. Për herë të parë, në një intervistë për Sevenbizz, ata folën për ndjenjën e prindërimit.

“Në fillim, s’e kam besuar deri në momentin që ka lëvizur pak, e kam kuptuar që e kam një fëmijë në bark. Po deri atëherë e kam pasur pak problem që të kuptoja që jam shtatzënë se s’më dukej. S’më rritej barku, isha ende e hollë.”- tregoi Loredana për shtatzëninë.

Ndërsa Mozzik u shpreh:

“Kanë qenë momente të papërshkrueshme, po thjesht mund ta quaj me një fjalë të vogël: ndjenjë e re, ndjenjë që s’ka qenë më herët dhe u shfaq tani. Është ndjenja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Kemi qarë të dy, ka pasur emocion dhe kemi qarë të dy.”

Gjithashtu ata treguan se personi i parë të cilit i kanë treguar ka qenë pikërisht Getinjo. Ndërkohë çështja e emrit ka qenë paksa e vështirë, dhe kishin vendosur Hana nëse do të ishte vajzë e Yll nëse do të ishte djalë.

“Thashë ishalla del vajzë, që mos t’ja lëmë djalit Yll. Hana e kemi vendosur të dy, dhe në gjermanisht tingëllon pak më lehtë.”- tregoi më tej Loredana.