Miqësia e Ajola Demirit dhe Monika Lubonjës në “BBVIP” dukej se ishte shumë e ngushtë benda shtëpisë por pas mbarimit të spektaklit dy mikeshat nuk u panë më nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe u aludua se shoqëria midis tyre ishte krisur.
Mirëpo dy aktoret u shfaqën për herë të parë pas daljes nga spektakli në programin e humorit “Portokalli”. Në momentin e daljes në skenë, ato vrapuan drejt njëra-tjetrës duke u përfaquar fort. Ky veprim dha një reagim të fortë nga publiku ku nisën të brohorisnin dhe të duartrokisnin.
Përgjatë momentit të skeçit, aktori Romir Zalla i drejtoi dyshes pyetjen se përse u përfqafuan me njëra- tjetrën ku në portale flitet se marrëdhënia e tyre shoqerore ishte krisur.
Arjola u përgjigj duke thënë se ‘për portalet ato ashtu kanë qënë dhe e këshilloi të mos merrej me thashetheme’, ndërsa Monika tha se ‘kjo gjë nuk është fare e vërtetë dhe se ato të dyja janë ende shumë mikesha’.
Në këtë mënyrë aktoret kanë hedhur poshtë zërat që kanë treguar se miqësia e tyre ishte prishur.