PUTHI NJË MASHKULL NË FILM/ Aktori shqiptar tregon reagimin epik të bashkëshortes – AlpeGossip
PUTHI NJË MASHKULL NË FILM/  Aktori shqiptar tregon reagimin epik të bashkëshortes

PUTHI NJË MASHKULL NË FILM/ Aktori shqiptar tregon reagimin epik të bashkëshortes

Filmi “Martesa”  bëri shumë bujë dy vite më parë dhe jehona e tij ndihet edhe sot e kësaj dite kur është fjala për të trajtuar marrëdhëniet homoseksuale në një film shqiptar.

I ftuar sot në “E Diell”, aktori kryesor i filmit, Genc Salihu, i njohur edhe si ish-trajneri nga Kosova i “The Voice of Albania”, u shpreh se ka punuar pesë vite të jetës së tij me këtë film.

“Martesa” flet për dashurinë homoseksuale gjatë Luftës së Kosovës, nëpërmjet një trekëndëshi, dy djemve dhe një femre.

Genci, i cili është baba i një vajze nga martesa me regjisoren Kaltrina Krasniqi, foli edhe për reagimin e bashkëshortes së tij për skenat e nxehta me partnerin e tij në film, Alban Ukaj.

“Kjo nuk është dhe aq interesante”, u shpreh Genci.

“Bashkëshortja ime Kaltrina është regjisore, pra profesioniste dhe e ka parë si diçka të tillë edhe këtë skenë”, kujton ai.

Madje aktori solli për publikun edhe bisedën epike të bërë me Kaltrinën, si më poshtë:

Genci: E kam bërë mirë zemër?

Kaltrina: Po shumë mirë, bukur e ke bërë. A pate nevojë që të bëje shumë dubla?

Genci: Po vallaj i bëra nja 25 dubla.

Epo vetëm artistët e kuptojnë njëri-tjetrin!