Modelja shumë e njohur Oriola Marashi ka trazuar rrjetin me një foto të fundit që ka postuar në rrjetet sociale.
Zeshkania seksi ka publikuar dorën e saj të majtë me një unazë në gishtin e fejesës. Ky detaj ka ngritur dyshime me zërat që thonë se tashmë Oriola ka marrë propozimin e veçantë nga i dashuri misterioz.
Ndonëse ajo vetë nuk ka konfirmuar se është në lidhje, plot story të saj e kanë konfirmuar këtë fakt, pasi shpesh modelja poston trëndafila dhe dhurata romantike.
Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola disa kohë më parë postoi gjithashtu një foto nga ashensori krah partnerit por është kujdesur mos ja zbuloj indetitetin këtij të fundit.
“Story-t” e saj vijuese dëshmuan se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku.
Një detaj tjetër që vihet re është veshja e çiftit i cili mesa duket kanë preferuar të shfaqen “matchy matchy”, Oriola me një fustan sterrë të zi dhe patneri i saj me një pale pantallona dhe këmishë të së njëjtës ngjyre.
Kujtojmë që lidhja e fundit publike e modeles ishte me Eros Grezdën, një ish-futbollist i cili ka luajtur për ekipin “Partizani”.
Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre kohë më parë ndonëse ishin dhe të fejuar më njëri-tjetrin. Dyshimet për ndarjen e tyre lindën kur secili fshiu fotot që kishin bashkë në rrjete sociale e më pas nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.
Eros dhe Oriola u fejuan në muajin qershor të vitit 2021, dhe miqtë e tyre treguan se ata janë ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë