Sa kohë ka njerëz që mbështeten në besëtytni dhe në ngjarje supersticioze domosdo do filmohen edhe fenomene të tilla.
Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë ka regjistruar dy vajza shqiptare që mallkojnë shtëpinë e një personi nëpërmjet asaj që quhet “magjia e zezë”.
Videoja besohet se është filmuar në qytetin e Prizrenit, Kosovë, ndërsa përshkrimi i bërë nga është:
Ja se si kamerat e sigurimit i kapin magjistaret shqiptare, duke ia mallkuar shtëpinë.
Shpërndajeni ta shohin të gjithë ata që rrezikohen nga magjia e zezë…”
Siç duket në pamjet filmike, vajzat e kanë kryer veprimin (magjinë) më 11 Janar 2018 në të rënë të darkës.
Ndërsa, kometuesit besojnë se vajzat janë duke “luajtur lojën e hajdutit”, teksa hedhin miell ose sheqer pranë shtëpisë për të kuptuar nëse ka njerëz brenda saj apo jo që më pas të vjedhin.
Mendimi juaj cili është?