“NUK E KAM PROBLEM TA KEM EDHE VJEHRRËN NË SHTËPI”/ Suela: Saimirin do ta ngopja me… (FOTO) – AlpeGossip
“NUK E KAM PROBLEM TA KEM EDHE VJEHRRËN NË SHTËPI”/ Suela: Saimirin do ta ngopja me… (FOTO)

“NUK E KAM PROBLEM TA KEM EDHE VJEHRRËN NË SHTËPI”/ Suela: Saimirin do ta ngopja me… (FOTO)

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, konkurrentet kanë rrëfyer sesi e përfytyrojnë ato një ditë me Saimirin. Suela tha se do e ngopte me ushqime pasi i pëlqen të gatuajë.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për marrëdhënien që dëshiron të ketë me prindërit e partnerit.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Do haja, do pija dhe nëse do kishte ndonjë pishinë dimërore përse të mos futeshim njëherë.

Do pranoje të jetoje me prindërit e Saimirit?

Nuk e kam problem por dua ta kem djalin vetëm për vete. Por nuk e kam problem edhe ta kem vjehrrën në shtëpi, që të mësoj ndonjë gjë të re. Të më mësojë të gatuaj.

Do ia sillje mëngjesin partnerit në shtrat?

Unë vdes ta bëj gatimin. Sado gjëra të vogla të bëj, prap i bëj shumë të mira. Mund ta ngop Saimirin të kënqet me ushqim.

Mëngjesi për mua nis në 11:00. Mund të bëj ndonjë tost, lëng, por jo te shtrati. Do e merrja dhe do e ulja aty në tavolinë.

Çfarë imazhi ka vjehrra në mendjen tënde?

Këtu e kanë pak namin e keq, që janë ato vjerrat e liga që thonin çohu bëj punët që në 7-të, por kanë qenë kohë më parë ato. Por mami i Saimirin jeton në Gjermani, nga videoja që kam parë duket një vjehrrë e mirë.