E KA MBAJTUR JETËN PRIVATE LARG PUBLIKUT/ Aktorja e humorit zbulon thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar për veten – AlpeGossip
E KA MBAJTUR JETËN PRIVATE LARG PUBLIKUT/ Aktorja e humorit zbulon thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar për veten

E KA MBAJTUR JETËN PRIVATE LARG PUBLIKUT/ Aktorja e humorit zbulon thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar për veten

Aktorja e humorit, Cubi Metkaj ka folur së fundmi për jetën e saj personale, të cilën e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut.

E ftuar në “Shije Shtëpie”, aktorja u ndal edhe tek një thashethem që ka dëgjuar për jetën e saj.

“Për mua personalisht, unë gjithmonë e kam mbajtur larg vëmendjes së publikut jetën time personale…Gjithmonë o ka një burrë… Madje së fundmi më bënë edhe ka një femër kjo përkrah”- tregoi aktorja.

Sakaq, Cubi u shpreh se ka dashur gjithmonë që jetën e saj private ta mbajë sa më disrkete pasi nuk dëshiron të cënojë padashur njerëz.

“Po tani, njerëz të gjallë jemi, thashë hajt po e provojmë doli që doli. Por gjithmonë jam përpjekur që jetën time personale ta mbaj absolutisht larg, sa më larg të jetë e mundur, sepse dashur padashur njerëzit cenohen. Këta njerëz, që ndonjëherë shkruajnë, qoftë edhe në mënyrë arrogante apo komentet etj, edhe ai është si puna ime, ka një familje, ka një nënë, ka një motër, ka një vëlla, ka një partner, partnere, fëmijë etj me radhë dhe këta harrojnë që edhe ne, edhe pse jemi personazhe publike, pas kësaj kamerës apo televizorit, kemi një jetë personale dhe këta njerëzit tanë lëndohen po njësoj dhe shkon në një dimension akoma dhe akoma më të gjerë që ti duhet të punosh mirë me veten, por edhe me njerëzit e tu, me familjarët e tu, pra është një zinxhir shumë i gjatë .

Dhe e mira është, të paktën për mua, në këndvështrimin tim, për ta mbajtur sa më larg të jetë e mundur me sa më shumë forcë dhe fuqi të kesh. Pastaj çfarë do ti të ndash, është në dorën tënde absolutisht.”– tha ajo.