Ish banori SEKSI i “Big Brother” flet për aksidentin: Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua… (VIDEO) – AlpeGossip
Ish banori SEKSI i “Big Brother” flet për aksidentin: Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua… (VIDEO)

Ish banori SEKSI i “Big Brother” flet për aksidentin: Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua… (VIDEO)

Ai është një nga prezantuesit që gjithmonë ka spikatur për paraqitjen e tij dhe për format fizike.

Bëhet fjalë për Arjon Muçën, i cili i ka befasuar të gjithë pas një statusi të publikuar në rrjetet sociale. I ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Muça tregoi se për shkak të një dëmtimi në këmbë është detyruar të qëndrojë për një periudhë disa mujore në regjim shtrati.

Ai tregoi se si pasojë e këtij dëmtimi dhe regjimit për një kohë të gjatë ka shtuar në peshë rreth 25 kilogramë. Gjatë emisionit, prezantuesi rrëfeu se tashmë prej tre ditësh është vënë në sfidë me veten për të renë nga pesha.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, puna ishte në luhatje dhe nuk isha i qetë dhe isha fokusuar vetëm tek sporti. Bëja shumë sporte të ndryshme dhe mesa duket e ekzagjerova dhe pata këputje të tendinës së Akilit. Ky është një dëmtim nga më të rëndat që mund t’i ndodhë një sportisti dhe i rrezikon karrierën. M’u deshën 6 muaj pas operacionit për të rimarrë veten dhe pasi iu ktheva jetës normale tendina u këput prap për së dyti. U operova në Shqipëri herën e dytë dhe kam qëndruar për 4 muaj të tjera në allçi dhe me proteza. Por e ndjej dhe e shoh që nuk do të rikthehem më si më parë. Për 9 muaj kam qëndruar i shtrirë, kam lëvizur vetëm për të takuar të dashurën në Vienë. Dhe në këto 9 muaj kam qenë shumë pasiv dhe kam ngrin shumë ushqim dhe kapa maksimumin 100 kile”, rrëfeu Muça./tvklan.al