Njerëzit që bëjnë foto gjatë gjithë kohës janë më të lumtur! Dhe ja përse ndodh kjo – AlpeGossip
Njerëzit që bëjnë foto gjatë gjithë kohës janë më të lumtur! Dhe ja përse ndodh kjo

Njerëzit që bëjnë foto gjatë gjithë kohës janë më të lumtur! Dhe ja përse ndodh kjo

Ndodh që ju kanë kritikuar se bëni foto çdo gjë, por mos e ndryshoni këtë ves!

Sipas studiuesve në Universitetin e Kalifornisë Jugore “Marshall School of Business”, duke bërë fotografi gjatë gjithë kohës (edhe ushqimit), krijon një përvojë më të mirë dhe ju bën të lumtur.

Sepse këta persona janë më të përqendruar.

Njerëzit që në studim kishin përdorur kamerat dhe aparatet fotografike rezultuan se ndiheshin më të gëzuar dhe më të angazhuar.

Kjo shkon kundër besimit të shumë prej nesh se njerëzit që bëjnë fotografi, edhe kur jemi duke ngrënë, nuk kanë asgjë tjetër më të mirë për të bërë në jetë.

Ja pra që gabohemi! Sepse pikërisht këta njerëz janë më shumë të përfshirë dhe janë më të vëmendshëm. Por studimi nuk përmend në asnjë moment faktin se të gjitha fotot që bëni duhet t’i publikoni, pasi në momentin që përfshihet interneti flasim për varësi.

Bëni foto, por mos harroni që jetoni për veten dhe jo për të tjerët.