TAKIMI ME BORËN? Donaldi rrëfen emocionet më të bukura në shtëpinë e “BBV” (VIDEO) – AlpeGossip
TAKIMI ME BORËN? Donaldi rrëfen emocionet më të bukura në shtëpinë e “BBV” (VIDEO)

TAKIMI ME BORËN? Donaldi rrëfen emocionet më të bukura në shtëpinë e “BBV” (VIDEO)

4 Finalistët e “Big Brother Vip” , Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Beniada Nishani dhe Einxhell Shkira teksa shijonin darken kanë komentuar me njëri tjetrin dhe momentet më emocionuese që kanë përjetuar. Ka qenë Beniada që i është drejtuar Donaldit për të treguar emocionet më të forta brenda shtëpisë duke bërë që aktori të reagojë duke qeshur. Dhe pse jo miq, ka qenë Einxhell që i ka dhënë një ndihmë aktorit duke i thënë “Mos i thuaj të gjitha”, referuar momentit të takimit të aktorit me ish-partneren e tij, Bora Zemani. Në momentin kur Beniada insistoi, Donaldi qeshi duke u parë në sy me Einxhel.

Beniada: Donald, emocionet e tua më të forta këtu brënda.

Donaldi: Kam patur shumë pa fund.

Beniada: Po na thuaj një

(Donaldi dhe Einxhell shikojn njëri-tjetrin dhe qeshin)

Einxhell: Mos i thuaj të gjitha, thuaj vetëm një më mirë

Donaldi: Normalisht ajo me Trixsën, ardhja e Romos me parashutë dhe emocioni që ndoshta do ta quaj të veçant për nga kushtet mënyra se si erdhi.

Einxhell: Shitja e pikturës.

Donaldi: Për mua ai ishte emocioni më i forte këtu brënda, ai është emocion që nuk përsëritet kurse dashuria aty është do dalësh.

Si duket aktori dhe pse dhuroi shumë emocione tek fansat dhe shikuesit e “Big Brother” ka zgjedhur mos ta përmend takimin dhe puthjen me Bora Zemanin gjatë spektaklit. Nuk dimë të themi nëse ai takim vazhdon të mbetet për Donaldin emocionues, por kujtojm se ai moment mbetet më emocionuesi për miliona shqiptarë që e panë.