HOROSKOPI, 17 GUSHT/ Kjo shenjë sot do të ketë ditën më të mirë përsa i përket… – AlpeGossip
HOROSKOPI, 17 GUSHT/ Kjo shenjë sot do të ketë ditën më të mirë përsa i përket…

HOROSKOPI, 17 GUSHT/ Kjo shenjë sot do të ketë ditën më të mirë përsa i përket…

AlpeNews.al sjell për të gjithë lexuesit horoskopin ditor të së shtunë datë 17 Gusht 2019, përshtatur nga “Daily Horoscope”.

 

Dashi

Ndihesh sikur je mbrapa sepse ke shumë gjëra për të bërë. Nëse fillon që tani të organizosh ditën dhe punët e tua gjithçka do të shkojë mirë. Sigurohu ti japësh vëmëndjen tënde vetëm gjërave më të rëndësishme. Nëse kupton se çfarë është më e rëndësishme dhe fokusohesh vetëm tek ato, atëherë do ja dalësh me sukses të mbarosh çco gjë.

Demi

Ndoshta mendon se fati yt është i shkruar dhe i planifikuar që shumë më përpara. Por kjo nuk është e vërtetë. Edhe pse disa gjëra janë të sjella tek ti prej universit, mënyra se si ti i përballon është ajo çka bën diferencë. Po të vjen koha të zgjedhësh diçka. Mendohu mirë para se të marrësh vendimin tënd.

Binjakët

Je duke menduar se disa pyetje të cilat nuk kanë përgjigje po të bllokojnë rrugën për të bërë përpara. Mendon se po të dije ato përgjigje, e ardhmja jote do të ishte më e përcaktuar dhe e rregullt. Por ti nuk ke nevojë për këto përgjigje për të arritur aty ku do. Merre vetë jetën tënde në dorë dhe sigurohu të marrësh atë çfarë kërkon me forcat e tua.

Gaforrja

Ke disa kohë që po fajëson dikë tjetër për problemet e tua, por kjo situatë duhet të ndaloje. Mendon se mënyra që të ka trajtuar ky person të ka sjellë në situatën që je tani. Por personi i vetëm që është përgjegjës për jetën tënde, je ti. Vetëm ti mund ti shkaktosh ose ti zgjidhësh problemet e tua. Duhet të kuptosh që ke të gjitha fuqitë që të duhen për të ndryshuar gjërat në jetën tënde.

Luani

Je shumë i motivuar për të aritur diçka në jetën tënde. Po përpiqesh të përmbushësh pritshmëritë që dikush tjetër ka për ty, por ndoshta kjo nuk është rruga nga e cila duhet të ecësh. Si fillim duhet të kënaqësh veten tënde dhe pritshmëritë e tua dhe pastaj të tjerët. I detyrohesh vetes tënde një fitore dhe ajo e arritur vetëm sipas rrugës që ti mendon se është më e mira.

Virgjëresha

Të kalosh kohën me njerëz që nuk përshtaten fortë mirë me ty ndoshta të ndihmon të piqesh dhe të mësosh gjera të reja por gjithsesi nuk duhet të shkëputesh nga ata njerëz që me të vërtetë të bëjnë të ndihesh mirë. Të kalosh kohën pranë njerëzve që me të vërtetë do, është investimi më i mirë që mund të bësh për veten tënde.

Peshorja

Në këto momente po bën një zgjedhje duke u bazuar vetëm në faktin se ndjen keqardhje për dikë. Nëse në vënd të ndjesh keqardhje, zgjedh ta shohësh atë person me një sy tjetër dhe të përpiqesh të kuptosh se çfarë ai ndjen, do të kesh mundësi ta ndihmosh vërtet. Nëse ndihesh altruist dhe me të vërtet do të ndryshosh diçka, mos e bëj prej keqardhjes. Bëje sepse je i ndjeshëm ndaj atij personi dhe do ta ndihmosh.

Akrepi

Nëse ndihesh sikur diçka mungon në jetën tënde, përpiqu të shfrytëzosh gjëra të ndryshme që bota të ofron në mënyrë që të marrësh atë çfarë do. Përdore zërin tënd në mënyrë që të ndikosh çështjë tëndryshme për mirë. Jep kontributin tënd, dhe duke kuptuar se ke ndihmuar dikë, do të ndihesh dhe vetë më i plotësuar.

Shigjetari

Mund të jesh duke vendosur limite të caktuara për veten tënde. Është koha të mendosh më qartë dhe të kuptosh se je i aftë për akoma më shumë seç ti mendon, dhe këtë mund t’ja provosh vetes duke kaluar sfida të ndryshme që jeta të sjell. Ke shumë talent dhe gjëja më e mirë që mund të bësh, është ta shfrytëzosh atë.

Bricjapi

Po përpiqesh të arrisësh një negociatë me dikë ose të formosh një lloj bashkëpunimi me dikë. Ti e do këtë projekt shumë, por kjo nuk po të lejon të shohësh e të kuptosh diçka që me të vërtet të duhet nëse synon të bësh zgjedhjen më të mirë. Hap sytë dhe përpiqu të jesh më i kujdesshëm. Sa më shumë që di, aq më i përgatitur do të ndihesh.

Ujori

Sot ndiheh më i sigurt me veten tënde dhe kjo është një gjë e mirë. Është e rëndësishme të kuptosh se përshkak të shumë vështirësive që ke kaluar këto kohë, tani je më i përgatitur dhe i sigurt. Këtë siguri të sapo zbuluar përdore me kujdes në mënyrë që të arrisësh atë që do.

Peshqit

Je shumë i aftë kur të duhet të krijosh marrëdhënie me njerëzit. Ti je i aftë ti kuptosh të tjerët në një mënyrë që pak njerëz mund dhe dinë ta bëjnë. Në këtë moment po përpiqesh të krijosh me dikë një marrëdhënie në të cilën të dy mund ta ndihmoni njëri-tjetrin, por mesa duket kjo nuk është aspak e lehtë. Ky person është pak i vështirë kur vjen fjala tek marrëdhëniet e afërta me të tjerët. Vazhdo të përpiqesh dhe mos u dorëzo. Me kalimin e kohës do t’ja dalësh dhe gjëra të mira do të të presin.

/AlpeNews.al