“E paske tepruar me fotoshop-in”/ Luana Vjollca zhgënjen fansat me foton me bikini – AlpeGossip
“E paske tepruar me fotoshop-in”/ Luana Vjollca zhgënjen fansat me foton me bikini

“E paske tepruar me fotoshop-in”/ Luana Vjollca zhgënjen fansat me foton me bikini

Luana Vjollca vendosi t’i dhurojë vetes, disa ditë pushimi dhe larg çdo angazhimi professional, ndaj udhëtoi jashtë Shqipërisë. Disa momente më parë, moderatorja shqiptare publikoi një foto e veshur me një palë rroba banje të zeza dhe dukej shumë provokuese.

Ajo pozon duke hedhur vështrimin tutje, teksa duart i mban pranë tatuazhit që ka në zonën intime. Mirëpo fansat e saj e kanë akuzuar se ka përdorur fotoshop, madje e kritikojnë se këtë herë e ka tepruar. Krahët dhe duart e moderatores shfaqen shumë të holla, për të mos folur më pas për belin e saj.

“Dikush të më ndihmojë të bëhem si ajo, sepse nuk di ta përdor fotoshop-in” – komenton njëri nga ndjekësit e saj.

“Çfarë mund t’i ketë ndodhur duarve vallë?” – shkruan një fans.

“U këput duke u shtrëngu në foto” – komenton një tjetër.

“Jam shumë kurioze të di sesi duket origjinalja” – tha fansi.

“E mirëpunuar!” –  reagon një tjetër komentues në profilin e saj në “Instagram”.