7 MUAJ PAS NDARJES SË BUJSHME/ Çifti i njohur turk jep lajmin e bukur: Jemi pajtuar – AlpeGossip
7 MUAJ PAS NDARJES SË BUJSHME/ Çifti i njohur turk jep lajmin e bukur: Jemi pajtuar

7 MUAJ PAS NDARJES SË BUJSHME/ Çifti i njohur turk jep lajmin e bukur: Jemi pajtuar

Aktorja e njohur turke Asli Enver dhe këngëtari Murat Boz i kanë dhënë një shans tjetër lidhjes së tyre. Çifti u nda papritur në muajin prill, madje Asli u shpërngul nga shtëpia e tyre e përbashkët në Stamboll, si dhe fshinë të gjitha fotot që kishin në bashku në rrjetet sociale.

Por sipas “Enn Magazine”, miqtë e ngushtë të çiftit kanë qënë ata që kanë këmbëngulur që ata të uleshin të paktën edhe njëherë në tavolinë e të diskutonin për marrëdhënien e tyre! Duket se ata kishin të drejtë, Asli dhe Murat vendosën t’i hidhnin pas krahëve e të mos humbnin historinë e tyre të bukur të dashurisë.

Asli dhe Murat qëndruan rreth shtatë muaj të ndarë, ndërsa kanë 2 vite e gjysmë të lidhur!