ASPAK RASTËSI/ Veshjet e Jonida Maliqit në “Festivalin e Këngës” fshihnin një domethënie të veçantë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
ASPAK RASTËSI/ Veshjet e Jonida Maliqit në “Festivalin e Këngës” fshihnin një domethënie të veçantë (FOTO+VIDEO)

ASPAK RASTËSI/ Veshjet e Jonida Maliqit në “Festivalin e Këngës” fshihnin një domethënie të veçantë (FOTO+VIDEO)

Jonida Maliqi nuk gabon asnjëherë me stilin e saj! Edhe përgjatë tri netëve të “Festivalit të Këngës”, këngëtarja na mahniti me zgjedhjet e saj duke u paraqitur denjësisht përpara publikut. Mirëpo, në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin Shqiptar, këngëtarja tregoi se zgjedhja e tre fustaneve gjatë festivalit, nuk ishte aspak e rastësishme sepse janë përshtatur me teksin e këngës.

“Të tre veshjet kanë patur një pikë të përbashkët. Doja atë variantin si pardesy që tregon atë udhëtarin që po ikën, po largohet. Unë e shikoj në një sy artistik. Jo çdo gjë është e rastësishme. Jemi munduar që ta qendisim në bazë të tematikës së këngës”- ka shpjeguar këngëtarja.

Jonida Maliqi u shfaq fituese e “Festivalit të Këngës” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2019 me këngën “Ktheju tokës”, me një tematikë aktuale të shoqërisë shqiptare, sikurse ajo e emigrimit.