Pasi fitoi 9.5 milionë dollarë nga kompania CBS për shkak të një ngacmimi seksual gjatë xhirimeve, Eliza Dushku është duke u përgatitur për një projekt të ri. Aktorja shqiptare është renditur si producente e filmit “Mapplethorpe”, i cili flet për fotografin e njohur Robert Mapplethorpe.
Asnjë nuk ka mundur të kontaktojë Dushkun apo ndonjë përfaqësues të saj, por me siguri ajo ka futur një pjesë të parave të fituara tek ky film.
Mapplethorpe ka vdekur në vitin 1989 në moshën 42 vjeçare dhe sipas promos së filmit, ai ishte një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit 20. Sipas burimeve, filmi fillon në 1 mars.