“ISHTE NJË SIKLET I MADH, FATMIRËSISHT BABAI…”/ Arjola Shehu rrëfen eksperiencën që kaloi me COVID-19 – AlpeGossip
“ISHTE NJË SIKLET I MADH, FATMIRËSISHT BABAI…”/ Arjola Shehu rrëfen eksperiencën që kaloi me COVID-19

“ISHTE NJË SIKLET I MADH, FATMIRËSISHT BABAI…”/ Arjola Shehu rrëfen eksperiencën që kaloi me COVID-19

Pas 2 javësh izolim në shtëpi për shkak të infektimit me Covid-19, Arjola Shehu është rikthyer sërish në emisionin e saj mëngjesin e sotëm. Moderatorja dukej në formë të shkëlqyer fizike, pavarësisht se eksperienca me koronavirusin nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

Ajo ka treguar se këto javë kanë qenë mjaft të sikletshme, sidomos nga ana psikologjike. Arjola tha se simptomat e saj ishin temperatura e lartë dhe humbja nuhatjes, por jo e shijes.

“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike sepse dihet që kjo Corona, kaq e diskutuar të rëndon mendon sikur çfarë do të ndodhë tani. Nuk më mbajti shumë, fillova antibiotikët dhe më kaloi temperatura 38 e pak. Antibiotikët më mbajtën vetëm tre ditë dhe pastaj gjendja ime ishte shumë e mirë. Nuk më humbi shija, vetëm nuhatja edhe më erdhi goxha vonë“, tregoi moderatorja.

Ndërkohë ajo shtoi se edhe familjarët e saj u prekën nga koronavirusi, përveç të atit, që dilte jashtë dhe u blinte ilaçet.

“Familja ka kaluar në të gjitha etapat vetëm babi që nuk u infektua dhe fatmirësisht se ai dilte na merrte ilaçet”, tha Shehu.

Para se të rikthehej në emision ajo bëri testin e radhës që rezultoi negativ dhe u shpreh me shaka se nuk kishte dashur kurrë më shumë se sot që të ishte negative.