PËRDHUNOI 8 NDJEKËSE TË KISHËS SË TIJ/ Dënohet me 15 vite burg pastori – AlpeGossip
PËRDHUNOI 8 NDJEKËSE TË KISHËS SË TIJ/ Dënohet me 15 vite burg pastori

PËRDHUNOI 8 NDJEKËSE TË KISHËS SË TIJ/ Dënohet me 15 vite burg pastori

Një pastor në Korenë e Jugut është dënuar me 15 vjet burg për përdhunimin e tetë ndjekëseve të fesë në kishën e tij. Por 75-vjeçari i mohoi të gjitha akuzat.

Lee Jae-rock ka rreth 130.000 ndjekës në Kishën Qendrore të Maminit në Seul.

Femrat e përdhunuara folën për “fuqinë e tij hyjnore” dhe thanë se ndiheshin të detyruara të bënin atë që ai i kërkonte, sepse ishte “Perëndi”.

Lee krijoi Kishën Qendrore të Maminit në vitin 1982 me vetëm 12 ndjekës. Tani është rritur në atë që njihet si një mega-kishë, me selinë e saj të madhe, auditorin dhe një faqe interneti ku bëhen premtime mrekullie.

Këtë vit, tre nga ndjekëset e tij thanë se pastori i kishte thirrur në banesën e tij dhe i detyroi të bënin seks.

“Nuk isha në gjendje ta ndaloja,”-tha njëra prej tyre për mediat e Koresë së Jugut.

“Lee ishte më shumë se një mbret. Ai ishte Perëndia,– shtoi gruaja, e cila tha se kishte qenë anëtare e kishës që kur ishte fëmijë.

“Përmes predikimeve të tij i akuzuari është shprehur në mënyrë indirekte apo të drejtpërdrejtë se ishte fryma e shenjtë, duke e pastruar veten,”-tha gjykatësi Chung Moon-sung në Gjykatën Qendrore të Seulit.

Viktimat e përdhunimit besonin se Lee ishte “një qenie hyjnore që ushtron fuqi hyjnore”, shtoi gjykatësi.

Lee i mbajti sytë mbyllur pasi u lexua gjykimi.

Avokati i tij pohoi se gratë po gënjenin për tu hakmarrë pasi u shkishëruan për thyerjen e rregullave të kishës.