RIKTHEHEN LAURA PAUSINI DHE BIAGIO ANTONACCI/ Të gjithë mezi e prisnin (VIDEO) – AlpeGossip
RIKTHEHEN LAURA PAUSINI DHE BIAGIO ANTONACCI/ Të gjithë mezi e prisnin (VIDEO)

RIKTHEHEN LAURA PAUSINI DHE BIAGIO ANTONACCI/ Të gjithë mezi e prisnin (VIDEO)

Laura Pausini dhe Biagio Antonacci bashkoheni dhe çfarë doni më shumë? Që dy artistët duhen shumë, këtë gjë e kemi vënë re, mjaftojmë të kujtojmë momentin e triumfit të saj në “Latin GRAMMYs”.

Biago përshëndeti kolegen e tij në “Instagram”, ku i shkroi:

“Le të dëgjohet Laura zëri ynë që fiton botën”.

Tani, pas suksesit të këngëve si ” Tra te e il mare”, të vitit 2000 dhe “Vivimi” të vitit 2004, dy artistët bashkohen për hitin “Il coraggio di andare”. Një këngë që tregon dëshirën për të ecur përpara edhe kur jeta duket se ju mban të ngecur, në një të kaluar që nuk anulohet.

“Mezi pres që të dëgjoni këtë duet, sepse ne të dy ndjejmë atë shumë”, tha Laura pak ditë para se të publikohej kënga.

Këngë është shkruar nga Laura dhe Tony Maiello, ndërsa pritet që dyshja të sjellin të tjera hite së bashku dhe ndoshta një turne.

“Jemi si motër e vëlla, ai ishte i pari i famshëm që besoi te unë”, ka thënë dikur këngëtarja Laura.