ËSHTË THËNË SE JANË NDARË/ Stresi reagon për herë të parë duke sqaruar njëherë e mirë – AlpeGossip
ËSHTË THËNË SE JANË NDARË/ Stresi reagon për herë të parë duke sqaruar njëherë e mirë

ËSHTË THËNË SE JANË NDARË/ Stresi reagon për herë të parë duke sqaruar njëherë e mirë

Reperi i njohur Stresi  është komentuar pafund për ndarjen e bujshme nga bukuroshja Keisi, me të cilën deklaroi kohë më parë fejesën. Gjërat për ta nuk shkuan mirë dhe pas pak muajsh u aludua se nuk janë më bashkë. Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë lidhur me thashethemet që qarkullojnë, megjithatë faktet flasin vetë.

Stresi dhe Keisi kanë kohë që nuk shihen nën shoqërinë e njëri tjetrit, duke vazhduar ndaraz jetët e tyre. Ka qenë vet reperi i cili në emisionin ‘Ftesë në pesë’, ka folur për herë të parë lidhur me marrëdhënien në çift. Ai ka pohuar se janë ende bashkë, por janë duke bërë një pushim të shkurtër.  “Kemi divergjenca, por nuk ka asgjë konkrete. Nuk është e vërtetë ajo çfarë flitet në media, le të themi që jemi në një pauzë të vogël”,-ka thënë Stresi.

Ai e përshkroi këtë situatë si një kohë të përshtatshme për të reflektuar. I pyetur nga moderatorja se a ndjen më për Keisin, Stresi u shpreh se nuk është momenti për deklarata të tilla. Mesa duket gjërat mes dyshes janë vërtet serioze dhe nuk dihet nëse do të rregullohen. Na mbetet të presim.