RITA ORA VJEN ME NJË KËNGË TË RE/ I dedikohet artistit që e ka shkruar – AlpeGossip
RITA ORA VJEN ME NJË KËNGË TË RE/ I dedikohet artistit që e ka shkruar

RITA ORA VJEN ME NJË KËNGË TË RE/ I dedikohet artistit që e ka shkruar

Të premten, më datë 13 mars do të vijë kënga më e re e Rita Orës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka lajmëruar prej ditësh për projektin e ri që pritet të kthehet shumë shpejt në hit.

“How To Be Lonely” titullohet kënga e re e cila do të publikohet pas 8 muajsh pauzë nga projekti i fundit i këngëtares.

 

Por në një njoftim të fundit, Rita ka treguar se kënga ka qenë e krijuar fillimisht për Lewis Capaldi-n. Këngëtari e kishte shkruar për vete, por ja që nuk i kishte pëlqyer mënyra se si e kishte kënduar.

“How to be lonely” pritet të japë një këndvështrim të asaj sesi mund të jetë albumi i këngëtares.

Ndërkohë, Capaldi po ecën në gjurmët e Ed Sheeran, pasi po shkruan këngë për artistë të tjerë të famshëm, ashtu siç Ed bëri për Justin Bieber, Little Mix, Robbie Williams and One Direction.