ARILENA PUBLIKOI VERSIONIN E “SHAJ” PËR EUROVISION/ Por një pjesë e publikut nuk i pëlqen ndryshimet që i janë bërë këngës – AlpeGossip
ARILENA PUBLIKOI VERSIONIN E “SHAJ” PËR EUROVISION/ Por një pjesë e publikut nuk i pëlqen ndryshimet që i janë bërë këngës

ARILENA PUBLIKOI VERSIONIN E “SHAJ” PËR EUROVISION/ Por një pjesë e publikut nuk i pëlqen ndryshimet që i janë bërë këngës

Mëngjesin e sotëm Arilena Ara publikoi këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion-in e këtij viti, që në fakt është version në anglisht i “Shaj”, me disa ndryshime të vogla.

Teksti tashmë nuk përmban më fjalën “Shaj” në titull e në tekst, megjithatë nuk ka ndryshuar shumë në përmbajtje dhe përcjell të njejtin mesazh dhe të njejtën ndjesi. Këngës i janë bërë dhe disa ndryshime të vogla në muzikë, është pak më ritmike, ndërkohë që më shumë ka tërhequr vëmendjen heqja e solo-s së violinave.

Kjo e fundit dhe ndryshimi i gjuhës, duket se janë dy gjërat që kanë ndarë dhe publikun përgjysëm në mendimin që kanë për këtë version të ri të këngës që do të shkojë në Rotterdam. Disa prej tyre e pëlqejnë po aq sa “Shaj”:

  

Disa donin që të qëndronte në shqip, duke marrë parasysh dhe faktin që në dy vitet e fundit përfaqësuesit e Shqipërisë nuk kënduan në anglisht dhe ja dolën të shkonin në finale:

 

Të shumtë kanë qenë ata që nuk e kanë mirëpritur heqjen e violinave në këngë:

 

Megjithatë, edhe pse një pjesë e fansave të saj nuk e pëlqejnë “Fall from the sky” aq sa “Shaj” ndoshta me kalimin e kohës do të ndryshojnë mendim, fundja është po Arilena me një baladë shumë të mirë dhe është gati për në Eurovizion. /News31.al