“KËTO IMAZHE JANË…”/ Emina Çunmulaj kujton e prekur të shkuarën si fëmijë: Kjo është arsyeja… – AlpeGossip
“KËTO IMAZHE JANË…”/ Emina Çunmulaj kujton e prekur të shkuarën si fëmijë: Kjo është arsyeja…

“KËTO IMAZHE JANË…”/ Emina Çunmulaj kujton e prekur të shkuarën si fëmijë: Kjo është arsyeja…

Personazhe të shumtë uruan ditën e djeshme Pavarësinë e Kosovës përmes rrjeteve sociale. Shumë prej tyre kujtuan ditën e shpalljes së Pavarësisë, që është një nga momentet më të bukura në historinë e shtetit. Ndërsa Emina Çunmulaj ka sjellë në mendje se si familja e saj ju ka ardhur në ndihmë refugjatëve kosovarë, që largoheshin nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës me Serbinë

Ish-modelja ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga lufta dhe ka kujtuar se këto imazhe i shikonte çdo ditë në televizor.

“Këto imazhe janë ato çfarë mbaj mend nga fëmijëria ime. Më kujtohet që shikonim këtë gjë në televizor çdo ditë. Gjithashtu më kujtohet nëna ime që ushqente dhe vishte refugjatët kosovar në shtëpinë tonë dhe babai im me pjesëtarë të tjerë të fshatit dhe familjes përpiqej t’i çonte ata në vend të sigurt. Të festosh të drejtën për të ekzistuar duhet të konsiderohet thjesht normale. Kjo është arsyeja pse festoj sot për gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë”, shkruan Emina.

Emina ka rrëfyer më herët se edhe jeta e saj në Mal të Zi nuk ka qenë shumë e thjeshtë. Për këtë arsye ajo vendosi që vite më parë të emigronte drejt SHBA-ve, vend në të cilin ka krijuar edhe familjen e saj. Prej vitesh ajo është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian, me të cilin ka dhe dy vajza