"DO JU RRËMBEJ ZEMRËN"/ "Nga agimi në perëndim", Ermal Meta sjell videoklipin e ri - AlpeGossip
“DO JU RRËMBEJ ZEMRËN”/ “Nga agimi në perëndim”, Ermal Meta sjell videoklipin e ri

“DO JU RRËMBEJ ZEMRËN”/ “Nga agimi në perëndim”, Ermal Meta sjell videoklipin e ri

Të gjesh dashurinë në tre minuta. Kjo është fabula e videoklipit të ri të këngës ‘Dal Alba Al Tramonto’, e kantautorit të talentuar Ermal Meta. Kënga është pjesë e albumit të suksesshëm ‘Non Abiammo Armi’, i publikuar në muajin shkurt, gjatë festivalit të San Remos ku shqiptari u shpall fitues.

I realizuar nga Slim Dogs Productions, videoja e këngës që në shqip përkthehet “Nga agimi në Perëndim”, realizohet në një lokal që organizon takime të shpejta mes njerëzve që duan të gjejnë dashurinë në tre minuta…

Edhe vetë këngëtari është protagonist i historisë, bashkë me një çift të rinjsh. Kantautori shfaqet teksa ndërvepron me një vajzë hipotetike, në një takim ku spektatori mund ta identifikojë veten.

Pas suksesit të koncertit Forum di Assago dhe kthimit nga Lisbona, ku së bashku me Fabrizio Moron u klasifikua i pesti në Eurovizion, me këngën ‘Non mi avete fatto niente’, Ermal Meta i është rikthyer angazhimeve televizive dhe muzikore në Itali, nga roli pjesëtarit të jurisë në programin ‘Amici’, të Maria de Filipit, tek përgatitjet për turneun rreth Italisë. Në 1 qershor, Meta do të mbajë një koncert edhe për publikun shqiptar, në Tiranë.