PAS EVENTIT MADHËSHTOR "Met Gala"/ Kampi zbarkon në "Muzeun e Artit", ngjyra dhe... - AlpeGossip
PAS EVENTIT MADHËSHTOR “Met Gala”/ Kampi zbarkon në “Muzeun e Artit”, ngjyra dhe…

PAS EVENTIT MADHËSHTOR “Met Gala”/ Kampi zbarkon në “Muzeun e Artit”, ngjyra dhe…

Një ekspozitë në muzeun metropolitan të artit në Nju Jork, eksploron konceptin ‘Camp” që ishte edhe tema e këtij viti e eventit Met Gala. Ekspozita mban më shumë se 250 objekte dhe titullohet “Kampi: Shënime për modwn”. Ajo është e bazuar në një ese të 1964-ës së Suzan Sontag, të titulluar “Shënime në kamp”.

“Një historian kulturor tha se të përpiqesh të përcaktosh kampin është si të përpiqesh të ulesh në një cep në një dhomë rrethore dhe kësisoj, unë pas një viti përpjekje për të ravijëzuar këtë temë, e gjeta atë shumë të komplikuar. Është më e lehtë të përcaktosh karakteristikat e tij: ekzagjerim, ironi, humor, naivitet etj”, tha Andrew Bolton, murator.

Sipas kuratorit të ekspozitës, Andrew Bolton, duket sikur kampi po përjeton një rilindje. Ai shfaqet në momente kur shoqëria është e polarizuar, në momente destabiliteti politik dhe social.

“Unë mendoj se zbulimi ynë më i madh është gjurmimi i origjinës së kampit, deri në oborrin e Luigjit të XIV në shekullin e 17. Hera e parë që kampi përmendet është në një teatër të molerit”, shtoi Boltom

Tematika, solli shumë ngjyra dhe larmishmëri edhe në eventin e madh gala të dy ditëve më parë, me kostume mbresëlënëse të personaliteteve VIP të ftuar.