DO TË NA FALENDERONI/ Si të zgjedhësh veshjen më të bukur për festën e punës në fundvit? – AlpeGossip
DO TË NA FALENDERONI/ Si të zgjedhësh veshjen më të bukur për festën e punës në fundvit?

DO TË NA FALENDERONI/ Si të zgjedhësh veshjen më të bukur për festën e punës në fundvit?

Të vishesh bukur në kohën e festave për të dalë me shoqet është një gjë, por të gjesh veshjen ideale edhe për zyrën, çështja bëhet pak më e vështirë. Nëse kolegët janë nisur të festojnë pas orës 17.00, duhet të veshësh diçka tjetër nga ajo që zgjedh kur rri gjithë ditën ulur. Dhe pastaj ka disa pyetje të kuptueshme që ia bën vetes në mëngjes para pasqyrës kur mendon edhe koleget: mos është shumë e shkurtër? Mos është me shumë xixa edhe pse është pragu i Vitit të Ri? A duhet ta vesh me një triko sipër këtë?

Nëse nuk je në gjendje të krijosh një veshje që është edhe për punë, por edhe festive në të njëjtën kohë – më poshtë ke disa kombinime që do të të ndihmojnë. Nga stilet që do të shohësh më poshtë, me siguri do të gjesh veshjen perfekte për zyrë dhe për festë. Nëse pas pune duhet të dalësh, nuk do ta ndiesh veten keq, por do ta shijosh koktejin po aq sa edhe kolegët. Me të tilla veshje, madje, mund të ndihesh edhe sikur je shefi/ja, dhe kjo është fiks si një dhuratë në këtë kohë të vitit.

Shiko më poshtë për të kuptuar nëse ke veshje që mund t’i kombinosh në këto mënyra.