Bënë dasmë madhështore/ Muaji i mjaltit për Gjikon dhe Elitën nuk qenka siç e prisnim (FOTO) – AlpeGossip
Bënë dasmë madhështore/ Muaji i mjaltit për Gjikon dhe Elitën nuk qenka siç e prisnim (FOTO)

Bënë dasmë madhështore/ Muaji i mjaltit për Gjikon dhe Elitën nuk qenka siç e prisnim (FOTO)

Elita Rudi dhe Gjiko i dhanë fund beqarisë më 21 shtator, në një ceremoni madhështore që u mbajt në Prishtinë, me miq dhe të afërm.

Çifti kishte planifikuar çdo gjë në detaj, nga betimet, te kërcimi “Si Bugatti” apo torta fantastike me krahë engjëlli.

Por me sa duket, dyshja nuk ka ndërmend të bëjë muaj mjalti. Kjo pasi Gjiko po përgatitet për të publikuar hitin e ri “Prive” shkruan se u kthye që ditën e dytë në studion e “Redbox Entertainment”.

Reperi ka publikuar edhe një foto në Instagram ku shkruan: “Kush po e pret këngën e re?”

Nuk e dimë nëse Gjiko dhe Elita do të bëjnë disa pushime ekzotike, ashtu siç bëri Marina dhe Getoari pas dasme, apo Jona Spahiu.

Elita tashmë dihet që është në pritje të ëmbël dhe ndoshta ka preferuar t’i kalojë në shtëpi këto ditë çlodhjeje pas dasme.