PAS POLEMIKAVE TË FORTA/ Reagon Drejtori i Festivalit në RTSH. Gëllçi: Do bëjmë analizën, vendimi i jurisë është… – AlpeGossip
PAS POLEMIKAVE TË FORTA/ Reagon Drejtori i Festivalit në RTSH. Gëllçi: Do bëjmë analizën, vendimi i jurisë është…

PAS POLEMIKAVE TË FORTA/ Reagon Drejtori i Festivalit në RTSH. Gëllçi: Do bëjmë analizën, vendimi i jurisë është…

Pas polemikave te forta qe pasuan zgjedhjen e kenges fituese te Festivalit te 58-te te Kenges ne RTSH, drejtori i Pergjithshem i Festivalit, Thoma Gëllçi reagon per “Panorama”.

Sipas Gëllçit, se shpejti do te behet analiza e Festivalit, e cila do te jete e hapur edhe per shtypin edhe per gjithe publikun e interesuar.

Nderkohe qe nje mesazh e ka edhe per vendimin e dhene nga juria, qe shkaktoi debat te madh. Ai thekson per “Panorama” se “vendimi i jurise eshte i pavarur dhe padiskutueshem”.

Reagimi i Gëllçit

Siç është  ne traditen e Rtsh, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do te jete e hapur per shtypin dhe publikun.

Debatet jane te natyrshme ndersa vendimi i jurise eshte i pavarur dhe padiskutueshem.

Polemikat

Fill pas mbylljes se festivalit, rrjetet sociale kane zier nga reagimet e shumta per perplasjen e madhe lidhur me kengen fituese ne Festivalin e 58-te te Kenges ne RTSH. Vete prezantuesja dhe producentja Alketa Vejsiu foli hapur pro Elvana Gjates, nderkohe qe kjo e fundit, nuk e fshehu zhgenjimin qe u rendit e dyta.

Tre anetaret e huaj te jurise i dhane kenges se Elvana Gjates piket maksimale, pra 18, nderkohe qe muzikologia Mikaela Minga e vleresoi vetem me 2 pike.

Edhe Rita Petro qartesisht nuk ka qene per Elvanen fituese, pasi ka vleresuar Arilenen me 18 pike dhe me 8 pike Elvana Gjaten.