10 SHTATORI/ Në këtë datë nuk ju lejohet të vrisni veten – AlpeGossip
10 SHTATORI/ Në këtë datë nuk ju lejohet të vrisni veten

10 SHTATORI/ Në këtë datë nuk ju lejohet të vrisni veten

10 shtatori është Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes. Çdo 40 sekonda në botë vetëvritet një Individ. Vetëvrasja përbën shkakun e dytë të vdekjes ndërmjet individëve 15 – 29 vjeç dhe shkakun e tretë të vdekjeve për individët 15 – 44 vjeç.

Në shumicën e vendeve, shkalla e vetëvrasjes është më e lartë mes njerëzve të moshës mbi 70 vjeç. Drejtpërsëdrejti ose jo, vetëvrasja ndikon mbi një grup të madh të shoqërisë sonë.

Sipas OBSH-së rreth 3000 njerëz vdesin nga vetëvrasja çdo ditë. Për çdo person që ka kryer një vetëvrasje, 20 ose më shumë të tjerë mund të përpiqen t’i japin fund jetës së tyre. Rreth një milion njerëz vdesin nga vetëvrasjet çdo vit.

Parandalimi
Të gjithë mund të japin ndihmesën e tyre për të parandaluar vetëvrasjen si: profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve sociale, mësuesit, policia, gazetarët, të afërmit dhe miqtë e personave që shfaqin sjellje vetëvrasëse. Parandalimi i vetëvrasjes është një çështje ku mund dhe duhet të kontribuojë gjithësecili.