PRITET NJË TJETËR BOMBË/ Bëhuni gati të shihni një Kidë që nuk e keni parë kurrë më parë! (VIDEO) – AlpeGossip
PRITET NJË TJETËR BOMBË/ Bëhuni gati të shihni një Kidë që nuk e keni parë kurrë më parë! (VIDEO)

PRITET NJË TJETËR BOMBË/ Bëhuni gati të shihni një Kidë që nuk e keni parë kurrë më parë! (VIDEO)

Kidës i mjaftuan vetëm bashkëpunimet me Mozzik, “PP” dhe “Kërkun”, që të kthehej në kryefjalën e verës, sidomos pas super suksesit që projekti i parë arriti, duke u bërë klipi më i klikuar i verës, me 27 milionë klikime.

Megjithatë, Kida na tregoi se ka ende plot energji për pjesën e mbetur të vitit dhe ka gati edhe një këngë të re, e cila pritet të vijë si një tjetër bombë këto ditë.

Një këngë ritmike dhe plotë adrenalinë e xhiruar në bregdetin shqiptar dhe me protagoniste disa nga femrat më seksi, si Kejvina Kthjella, Megi Pojani dhe Arta Elezaj pritet të publikohet së shpejti.

Pak ditë më parë, Kida ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet me skuadrën e saj duke kënduar një pjesë nga kënga.

“Edhe sa sa sa?”, ka shkruar Kida në mbishkrim duke lënë të kuptohet se kënga mban të njëjtin titull, megjithatë na duhet të presim derisa të publikohet për ta vërtetuar.

E teksa të gjitha po presim, ajo ka publikuar një video tjetër, duke na zbuluar kështu sekuencën e radhës nga klipi.

Nëse deri tani e kemi portretizuar se vajza e ëmbël dhe e mirë, bëhuni gati që këtë herë të shihni një Kidë tjetër.

Ajo shihet në video me para në dorë, duke fshirë lotët, teksa nga pamjet e tjera të publikuar në rrjet shfaqet edhe me armë e maska.

View this post on Instagram

Charlie’s Angels + 1🤑🚀

A post shared by KIDA (@kida) on

View this post on Instagram

Edhe sa sa sa?🤑💎 @mixeyofficial

A post shared by KIDA (@kida) on

View this post on Instagram

Sooner than you think🤯… #Edhe$a

A post shared by KIDA (@kida) on