“MË DUHET TA PRANOJ QË…”/ Luana Vjollca vendos të rikthejë “Shiko Kush Luan” në vend të “Take me out”! (FOTO) – AlpeGossip
“MË DUHET TA PRANOJ QË…”/ Luana Vjollca vendos të rikthejë “Shiko Kush Luan” në vend të “Take me out”! (FOTO)

“MË DUHET TA PRANOJ QË…”/ Luana Vjollca vendos të rikthejë “Shiko Kush Luan” në vend të “Take me out”! (FOTO)

Luana Vjollca ka vendosur të publikojë sot disa prapaskena nga xhirimi i spotit të ri të emisionit “Shiko Kush Luan”. Moderatorja shfaqet nën shoqërinë e kolegëve të saj, Florjan Binaj, Rezart Veleshnja dhe këngëtares Fifi që do ta shoqërojnë këtë sezon të ri që nis së shpejti.

Moderatorja është shndërruar në një Mimoza Llastica, që luan në lagje bashkë me fëmijët e tjerë. Luana ka treguar edhe arsyen se përse ka vendosur të rikthejë “Shiko Kush Luan”, në një kohë që kishte vendosur të sillte një projekt të ri, atë “Take me out Albania”.

Por arsyeja përse Luana nuk i ndahet emisionit të saj të preferuar është se ai është i preferuari edhe i shqiptarëve. Ajo shprehet se ka pasur kërkesa të shumta për të nisur sezonin e ri, gjatë gjithë vitit.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë “Take me out”, pasi aplikimet vijojnë edhe sot e kësaj dite. 30 persona beqarë do të përzgjidhen dhe ata do të kenë një qëllim të vetëm: Të gjejnë një partner!

Statusi i plotë i Luanës:

Shtatori nis me lajmin qe @shikokushluan po rikthehet !!!!

Pak nga #backstage e xhirimeve dje te promos se re televizive për rikthimin e sezonit te 4 #ShikoKushLUAN 🔥

(me duhet ta pranoj qe vendosem te startonim sezonin me @shikokushluan pas gjithë kërkesave te pafundme qe kemi pasur te gjithë vitin nga juuuuu) 🙏🏻💜💜💜💜

Pa gjejeni pak cilin film te vjetër shqiptar po rikthejmë ne ane te kësaj promoje?

#Soon