“NËSË S’MË BËN AI…”/ Enca tregon arsyen pse i duhet një i dashur dhe jemi shumë dakord! (VIDEO) – AlpeGossip
“NËSË S’MË BËN AI…”/ Enca tregon arsyen pse i duhet një i dashur dhe jemi shumë dakord! (VIDEO)

“NËSË S’MË BËN AI…”/ Enca tregon arsyen pse i duhet një i dashur dhe jemi shumë dakord! (VIDEO)

Duhet ta pranojmë se fotot janë shumë të rëndësishme në jetën e vajzave ditën e sotme.

Duke qenë se Instagrami është një aplikacion goxha i ndjekur, fotot duhet të jenë sa më të bukura dhe për këtë na duhet një ‘fotograf’ i mirë dhe me kohë të plotë.

E padyshim një prej personave që mund t’ia besojmë këtë rol është i dashuri.

E këtij mendimi është edhe Enca. Ajo ka ndarë një video në Instastory nga pushimet e saj, ku shihet një çun që po i bën foto të dashurës së tij.
Ja pse na duhet i dashuri”- ka shkruar këngëtarja, teksa dëgjohet duke thënë : “Arsyeja kryesore pse duhet një i dashur në jetë, sepse përndryshe kush mund të më bëjë foto. Nëse s’më bën ai, asnjë s’më bën. Kush do bëhet i dashuri im kur të kem photoshoot”.

Momentalisht Enca po shijon super suksesin e bashkëpunimit të fundit që solli me Don Xhonin “Break Down”, që numëron miliona klikime.

Disa javë më parë në media u fol se me shumë gjasa Enca po gatuan një hit me këngëtarin algjerian Soolkin.

Kanë qenë komentet në Instagram ato që kanë ngritur aludimet për një bashkëpunim.