”ASKUSH NUK DUHET TA VLERËSOJË…”/ Grida Duma ka një mesazh tepër të fortë kushtuar Roza Latiti – AlpeGossip
”ASKUSH NUK DUHET TA VLERËSOJË…”/ Grida Duma ka një mesazh tepër të fortë kushtuar Roza Latiti

”ASKUSH NUK DUHET TA VLERËSOJË…”/ Grida Duma ka një mesazh tepër të fortë kushtuar Roza Latiti

Mbrëmjen e djeshme, ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma promovoi librin e saj të ri i cili quhet ”Koha për politikë”.

Në event morën pjesë shumë VIP-a të cilët nuk u kursyen me fjalët e mira dhe urimet për një sukses të mëtejshëm të ish deputetes bukuroshe.

Në promovimin e ditës së djeshme, e pranishme ishte dhe Roza Lati, moderatorja bukuroshe shqiptare. Ajo ka shpërndarë foto dhe video të shumta nga eventi ku dukej se po kënaqej shumë. Fotoja që na bëri më shumë përshtypje ishte ajo e librit të Gridës që i ishte dhënë Rozës, me një shkrim tepër domethënës kushtuar moderatores së bashku me një autograf.

Grida i kishte shkruajtur: Rozës, që askush nuk duhet ta vlerësojë vetëm nga energjia.

Me këtë dedikim të ëmbël, ish deputetja na lë të kuptojmë se ka një vlerësim të madh për Rozën që kalon përtej tipit të saj energjik e të palodhur. Roza, sigurisht që e ka vlerësuar shumë këtë shkrim duke i shprehur dashurinë e madhe që ka ndaj saj vetëm me dy fjalë: Të dua. /AlpeGossip.al