Reperi amerikan kopjon këngën e Ledri Vulës, ky i fundit ka diçka për të thënë – AlpeGossip
Reperi amerikan kopjon këngën e Ledri Vulës, ky i fundit ka diçka për të thënë

Reperi amerikan kopjon këngën e Ledri Vulës, ky i fundit ka diçka për të thënë

Tashmë të gjithë e dimë se Ledri Vula është një nga reperët më të suksesshëm në trojet shqiptare. Sigurist që kjo falë talentit të tij dhe projekteve cilësorë që sjell në treg. Duket që këngët e tij po dëgjohen e klikohen edhe nga amerikanët dhe kjo ka ndodhur me një reper të njohur atje që quhet A$AP Rocky i cili në këngën e fundit që ka publikuar duket se klipi është krejtësisht i ngjashëm me 1 Janarin e Ledrit.

Këtë e ka vënë re edhe vetë reperi i cili ka regauar me anë të një postimi në Instagram ku shkruan: “E vogël bota, po na kopjojn amerikanet. Fresh si 1 janari- përfundon Ledri. Videoklipet dhe këngët e Vulës po bëhen frymëzim tani edhe për të huajt e reperët deri në SHBA.