E KISHIT MENDUAR NDONJËHERË? Nëse pini çaj do të jetoni më gjatë – AlpeGossip
E KISHIT MENDUAR NDONJËHERË? Nëse pini çaj do të jetoni më gjatë

E KISHIT MENDUAR NDONJËHERË? Nëse pini çaj do të jetoni më gjatë

Një studim ka konfirmuar se konsumimi i çajit mund t’u rrisë jetëgjatësinë. Hulumtuesit australianë kanë analizuar mënyrën e të ushqyerit të mbi 1,000 femrave të moshës 70 deri në 80 vjeç.

 

Studimi ka zbuluar se ato që kanë konsumuar çaj çdo ditë kanë qenë 40% më të prirura të jetojnë më gjatë.

Hulumtuesit kanë analizuar ndikimin që konsumimi i flavanoideve ka në rrezikun e vdekjes te femrat nga cilido shkaktar përgjatë pesë viteve të ardhshme – flavanoidet janë përbërës të cilët gjenden në ushqime të ndryshme, duke përfshirë çajin, kafen dhe çokollatën.

Shkencëtarët kanë zbuluar se 88% e femrave ishin ende të gjalla në përfundim të studimit pesëvjeçar dhe se ato të cilat kishin konsumuar sasi më të mëdha të flavonoideve kishin pasur rrezik më të ulët të vdekjes.

Autorët e studimit thonë se normalisht që nuk keni nevojë të prisni deri në moshë të vonë për t’i shijuar përfitimet e çajit, pasi konsumimi i tij ua ul rreziqet e sëmundjeve të zemrës edhe të tjerëve. Çaji gjithashtu përmban sasi modeste të kafeinës dhe rrjedhimisht rrit përqendrimin.