“ËSHTË DHUNË…”/ Zhaklin Lekatari debat me moderatorin, largohet nga studio mes emisionit – AlpeGossip
“ËSHTË DHUNË…”/ Zhaklin Lekatari debat me moderatorin, largohet nga studio mes emisionit

“ËSHTË DHUNË…”/ Zhaklin Lekatari debat me moderatorin, largohet nga studio mes emisionit

Ish-opinionistja e BBV, Zhaklin Lekatari është përfshirë në një debat me moderatorin e emisionit “Panorama e Mëngjesit”, Klevin Muka, pasi ky i fundit e konsideroi si një grua “me karakter të fortë”. Mes debatit, Zhaklina është ngritur nga vendi dhe është larguar nga emisioni.

Pjesë nga diskutimi:

Zhaklin Lekatari: Unë mund të mendoj çfarë të dua, por është mirë që unë brenda një enti rregullatore që nënkupton respektin ndaj tjetrit, do të zbatoj lirinë time të të shprehurit. Në momentin që unë të shikoj ty në Instagram dhe mendoj që ti nuk je e bukur aq sa unë i kam kriteret e mia të bukurisë, bëj mirë që këtë informacion ta mbaj për vete nëse nuk është i dobishëm për ty. Nëse e bëj komentin, nuk do të thotë liri shprehje, por jam person që ofendoj të tjerët, bullizoj të tjerët.

Moderatori: Por nga ana tjetër, nuk besoj se ti cënohesh personalisht, që ke një lloj standarti në pranimin e kritikave

Zhaklin Lekatari: Pse nuk cenohem unë, çfarë jam unë? Gur?

Moderatori: Më fal, po hipotetizoj.

Zhaklin Lekatari: Po pse po hipotetizon kështu? Kudo që shkoj hipotetizojnë që ty nuk të ndodh gjë, ti je mësuar. Po kush mësohet nga dhuna?

Moderatori: Të kërkoj ndjesë, por më lër të mbaroj

Zhaklin Lekatri: T’i mësohesh nëse do të rrihnin çdo ditë

Moderatori: Prit ta mbaroj të lutem

Zhaklin Lekatari: Jo nuk do të pres. Ti do të mësoheshe?

Moderatori: Po nuk po më dëgjove se në çfarë konteksti e kisha, sepse mendon që njeriu…

Zhaklin Lekatari: Jo nuk ka asnjë kontekst në të cilin dhuna mund të pranohet!

Moderatori: Po nuk është dhunë, unë nuk po të dhunoj.

Zhaklin Lekatari: Edhe dhuna verbale

Moderatori: Po absolutisht kjo nuk është dhunë

Zhaklin Lekatari: Nëse unë asaj zonjushës atje (moderatores) i them ti sot nuk je veshur bukur kjo quhet dhunë verbale, mund ta mbaj edhe për vete. Kjo nuk ka asnjë konteskt në të cilin të pranohet, fare, zero.

Moderatori: Prit ta mbaroj, unë mendoj se ti nuk cenohesh sepse dukesh shumë e fortë dhe në këto kushte…

Zhaklin Lekatari: Nuk e kuptoj, sapo fola për lirinë e të menduarit dhe të shprehurit, dhe nuk e kuptoj si ti e merr këtë lirinë për të më thënë mua se çfarë më percepton ti mua. Nuk ta dhashë konfidencën që t’i të më tregosh se si më percepton mua. Dy nëse unë jam e ftuara jote unë do të doja që ti të më respektoje, duke mos më minimizuar….

Moderatori: Unë po të them që je e fortë.

Zhaklin Lekatari: Të lutem më lër të mbaroj

Moderatori: Po ti s’po më le të mbaroj, pse duhet të të lë unë të mbarosh

Zhaklin Lekatari: Sepse unë jam e ftuara e jote…

Moderatori: Është respekt i ndërsjelltë

Zhaklin Lekatari: Nuk ka problem fare, unë edhe iki e vazhdoni emisionin vetëm.

Moderatori: Nuk kemi pse ne po përpiqemi të bëjmë një bisedë

Zhaklin Lekatari: Sepse unë respektoj veten dhe nuk dua që fjalët e mia

Moderatori: Po pikërisht pra, prandaj po të pyes sepse

Zhaklin Lekatari: Nëse nuk do më lësh të flas do të iki nga ky emision

Moderatori: Ka një perceptim…

Zhaklin Lekatari: Po e them edhe njëherë nëse nuk më lë të flas do iki nga emisioni tani…

Moderatori: Ju jeni e lirë të largoheni, por më dëgjoni. Pse duhet të ikni

Zhaklin Lekatari: Mirupafshim