”ÇFARË GJUHE ËSHTË DUKE KËNDUAR?” Alketa Vejsiu ironizon ndjekësen: Kinezçe (VIDEO) – AlpeGossip
”ÇFARË GJUHE ËSHTË DUKE KËNDUAR?” Alketa Vejsiu ironizon ndjekësen: Kinezçe (VIDEO)

”ÇFARË GJUHE ËSHTË DUKE KËNDUAR?” Alketa Vejsiu ironizon ndjekësen: Kinezçe (VIDEO)

Alketa Vejsiu, është një nga personazhet më të pëlqyera të publikut shqiptar. Përveç se si moderatore dhe një businesswoman, Alketën jemi mësuar që shpesh ta shohim dhe duke kënduar pasi është e qartë për ne tashmë që kënga bën pjesë në pasionet e saj.

Njësoj si rastet e tjera, dhe këtë herë Alketa ka publikuar një video ku duket teksa këndon dhe performon. Videoja numëron shumë komente poztive por gjithashtu ka dhe disa negavtive të cilat kryesisht e kritikojnë për gjuhën.

Alketa mesa duket ka hasur një nga kto komente dhe nuk ka zgjedhur ta lërë me aq. Një ndjekëse është shprehur e konfuzuar në lidhje me gjuhën në të cilën po këndon dhe moderatorja ka ditur t’ja kthejë në një mënyrë tepër ironike duke i thënë : Kinezçe.

Në të vërtetë Alketa po këndon në gjuhën angleze.

Nejse, ndjekësit e moderatores duhet ta dinë se edhe pse Alketa është e qetë dhe paqësore prap mangut nuk do t’jua lëri. Thjesht ta dini për herë tjetër… /AlpeGossip.al